E Hënë, 2 Nëntor 2026

Alarm fals për bombë në rrugën “Ukraina e Lirë” në Tiranë

Një alarm për bombë është ngritur në Polici këtë të hënë.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se në polici ka mbërritur një telefonatë ku është ngritur alarmi për bombë në rrugën “Ukraina e Lirë” në Tiranë, që ndodhet në afërsi të kryesisë së Kuvendit, por dhe disa selive diplomatike.

Policia ka verifikuar telefonatën dhe ka dalë në përfundimin se ka qenë një alarm fals. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›