E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarm fals përbombë në shtëpinëe presidentit Pacolli

PRISHTINE- Një telefonatë anonime është marrë paraditen e sotme nga policia e Kosovës për vendosjen e një bombe në shtëpinë e presidentit Behxhet Pacolli, në Hajvali të Prishtinës por që më pas rezultoi e rremë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Sabrije Kamberi. Sipas saj, rreth orës 11:00 të së shtunës, policia kishte marrë një telefonatë, sipas së cilës, dyshohej se në vendin ku jeton presidenti është vendosur një mjet shpërthyer.

Menjëherë policia ka shkuar në vendngjarje dhe pas hetimeve të bëra rezultoi se alarmi ishte i rremë dhe se nuk bëhet fjalë për asnjë mjet shpërthyes në shtëpinë e presidentit të Kosovës.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›