E Diel, 1 Nëntor 2026

Alarm i rremë në Patos, 68-vjeçari telefonon Policinë duke pretenduar se kishte vrarë bashkëshorten

Një telefonatë alarmuese është regjistruar rreth orës 14:30 në Sallën Operative të DVP Fier, ku një 68-vjeçar nga fshati Dukas, Patos, ka deklaruar se kishte vrarë bashkëshorten e tij.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendngjarjes dhe kanë kontaktuar me telefonuesin për të verifikuar situatën.

Nga hetimet paraprake rezultoi se shtetasi, i cili ndodhej në gjendje të dehur, kishte bërë një kallëzim të rremë. Bashkëshortja e tij u gjet në banesë në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia ka shoqëruar 68-vjeçarin në Komisariat, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale në lidhje me ngjarjen.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›