E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarm i rremë për bombë në Konsullatën Amerikane në Milano

alarmiiiItali- Një alarm i rremë për bombë në Konsullatën Amerikane në Itali është dhënë sot pasdite, raporton agjensia e lajmeve TG.com.

Me mbërritjen e policisë në vendin e ngjarjes e gjithë ndërtesa është evakuuar. Alarmi u dha pasi një letër kishte mbërritur me kërcënimin e pranisë së një mjeti shpërthyes.

Qarkullimi i metrove u pezullua dhe rrugët ngjitur me ndërtesën u mbyllën. Pas këtyre kontrolleve, alarmi u zhduk.

Vendimi për evakuimin e konsullatës amerikane erdhi menjëherë nga Ambasada Amerikane në Romë pas zbulimit të letrës. Vendim që kishte të bënte me një çështje sigurie dhe jo me një kërcënim real. Letra mbërrit në mëngjes por zbulimi i përmbatjetes së saj u bë mbasdite rreth orës 17:30, raporton TG.com.

Kjo ngjarje vjen në një kohë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës po marrin masa të forta kundër terrorizmit, pas informacioneve që sinjalizojnë një sulm të fuqishëm, më të madhin që prej kohës së 11 shtatorit. Sipas agjencisë amerikane të lajmeve ABC janë zbuluar bisedat e disa të dyshuarve për terrorizëm, të cilët flisnin për një sulm gjigant, me rëndësi të madhe strategjike. 
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të mbajnë të mbyllura deri të shtunën e ardhshme disa prej ambasadave në Afrikën e Veriut dhe në Lindjen e Mesme, për shkak të kërcënimeve terroriste. Të paktën 21 ambasada dhe konsullata u mbyllën ditën e diel. Departamenti i Shtetit në Uashington deklaroi se zgjatja e masës erdhi për shkak të kujdesit dhe jo si një reagim ndaj kërcënimeve të reja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›