E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi uron besimtarët për Bajramin

PRISHTINE - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përgëzon kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava dhe besimtarët islamë të Kosovës, me rastin e Festës së Bajramit.

“Të gjithë besimtarët e fesë islame u shprehim urimet më të mira, me bindjen që gjatë këtyre ditëve të festës do të kalojnë çaste të lumtura me familjet e tyre, me të afërmit dhe gjithë njerëzit që i rrethojnë”, -thuhet në urimin e Kryeministrit.

“Qytetarët tanë te besimit islam shquhen për kultivim të vlerave humane, për urtësi, shpirt paqësor, tolerant dhe respekt për njerëzit e besimeve të ndryshme”, -thuhet më tej në urim.

“ Urojmë qe kjo frymë e mirëkuptimit dhe kultivimit të vlerave që na bashkojnë të vazhdojë dhe të thellohet gjithmonë në mesin tonë, duke e bërë Kosovën vend te paqes, përparimit dhe harmonisë midis njerëzve të përkatësive të ndryshme etnike dhe religjioze” -thuhet në urimin e kryeministrit Thaçi. 

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›