Alarm në Kinë, dyshohet se antibiotikët prodhohen nga vaj i paligjshëm
Kinë- Zyrtarët kinezë u kanë thënë se firmave farmaceutike për të kontrolluar furnizuesit e tyre pas pretendimeve se disa prej tyre kanë përdorur vajin ‘gutter’ për të bërë antibiotikë.
Referuar medias vendase zyrtarët janë në kërkim të firmave që përdorin këtë lloj vajin në vend të vajit të sojës gjatë procesit të prodhimit.
Vaji ‘gutter’ nxirret nga mbetjet e kuzhinave të restorantëve. Ai është një term i përdorur për të përshkruar në Kinë vajin e paligjshëm për gatim i cili riciklohet nga vaji i mbeturinave të mbledhura nga burime të tilla si restorante, kanalizime, yndyrna dhe mbeturinat thertore.
Ai ka qënë pejsë e një seri skandalesh të fudnit lidhru em sigruinë suhqimore në Kinë. Qevria tha se do të ajpë detaje mbi invetsigimin sa më shpejt por pa dhënë detaje të ëmtejshme.
Nuk është e qartë nëse këto antibiotikë paraqesin rrezik për shëndetin publik por incidenti nxjerr në pah se si disa firma shkelin rregullat për të rritur fitimet. Në shtator të vitit të kaluar, policia arrestoi 32 persona në një operacion për të parandaluar shitjen e vajit ‘gutter’ si vaj gatimi.
Më shumë se 100 ton e vajit të prodhuar nga gjashtë fabrika nëntokësore u kapën në bastisjen e 14 provincave. Bastisjet u zhvilluan pas një hetimi katër-mujor të policisë.
Në vitin 2008, të paktën gjashtë foshnja vdiqën dhe 300.000 të tjera u sëmurën pasi rezultuan Melamine kimike.
Dorina Bilbili/IDEA/