Mjeksia ligjore: Nazimja ska qenë shtatzënë, është abuzuar që e mitur
Tiranë- Mjekësia ligjore ka kryer këtë të hënë ekspertizën fizike të 18- vjeçares Nazime Visha, nën akuzë për vrasjen me dashje të Fiqiret Muçës. Burime të gazetës IDEA pohuan se prokurori i dosjes Blerim Tominaj ka kërkuar të bëhej një vizitë gjinekologjike e adoleshentes, e cila pas vrasjes së 45-vjeçarit Fiqiri Muça i deklaroi policisë se ishte abuzuar nga viktima ende pa mbushur 14 vjeç.
Jo zyrtarisht, specialistët e mjekësisë ligjore pohuan se vajza rezulton të ketë kryer mardhënie seksuale që në moshë të hershme. Sipas mjekëve, ajo nuk është shtatzanë dhe nuk ka qenë ndonjëherë shtatzanë, apo të ketë kryer ndonjë abort. Të dhëna këto që deri më tani përputhen me qëndrimin e vajzës, e cila u ka pohuar hetuesve se ska qenë ndonjëherë shtatzanë dhe se është përdhunuar në moshë të hershme.
Konkluzioni është arritur pas një bashkëpunimi mes anëtarëve të mjeksisë ligjore dhe mjekëve gjinekologë të spitalit civil. Ekspertiza e vajzës është kryer në prani të psikologes së caktuar nga shteti, e cila duhet të mbikëqyrë Nazime Vishën dhe që më pas duhet te përpilojë një raport që do t’i vihet ne dispozicion prokurorisë për gjendjen mendore të të pandehurës.
Por ende nuk dihet nëse nga ana e tij prokurori do të kërkojë edhe një ekspertizë psikiaktrike nga mjekësia ligjore për Nazime Vishën, e cila sipas burimeve nga paraburgimi 313 ku ajo po mbahet në masën e arrestit me afat, ka shfaqur shenja gëzimi dhe euforie që ndodhet në burg. Sipas psikologëve këto shenja i shfaqin persona të paraburgosur që ende nuk e besojnë që ndodhen në qeli dhe që vijnë nga mjedise më të dhunshme se ai që ofron një burg.
Për disa ditë me rradhë media e shkruar abuzoi në mënyrë ekstreme me adoleshentën e arrestuar, lidhur me një shtatzani apo abort të saj të mundur, si dhe faktin nëse ajo ishte dhunuar seksualisht apo kishte kryer marrëdhënie me vullnetin e saj.
/IDEA/