Alarm në aeroportin e Athinës. Një sirian krijon kaos në avion
Alarm në aeroportin ndërkombëtar të Athinës “Elefterios Venizelos” gjatë ngritjes së një avioni të linjës ”Skandinavian Airlines”.
Mësohet se një pasagjer sirian ka krijuar tension në bordin e avionit dhe kjo ka bërë që avioni të rikthehet sërish në pistë.
Avioni kishte destinacion Kopenhagenin me një ndalesë në Londër. Siriani, që sipas njoftimeve është student në Londër, filloi të bërtasë, duke hedhur slogane kundër zyrtarëve të kompanisë ajrore dhe në mbështetje të vendit të tij, gjë që krijoi panik dhe kaos.
Piloti kontaktoi kullën e kontrollit dhe kjo e fundit policinë. Pasi mori komandën e uljes, avioni u rikthye sërish në pistën prej nga u nis, ku policia arrestoi menjëherë sirianin dhe evakuoi pasagjerët. Policia ushtroi kontroll në bagazhet e gjithë pasagjerëve dhe më pas avioni u nis sërish.
(Balkanweb)