Alarm nga pickimet në stinën e nxehtë, Urgjenca e Elbasanit trajton raste çdo ditë

Në kulmin e verës, urgjenca e Elbasanit përballet çdo ditë me raste pickimesh nga insektet dhe gjarpërinjtë.
Deri në 10 persona në 24 orë paraqiten në spital, kryesisht me probleme nga bletët, merimangat dhe zvarranikët.
“Në këtë periudhë kemi rritje të rasteve me pickime. Ka raste që agravojnë në shok anafilaktik, që mund të rrezikojë edhe jetën.”, tha Ergys Miçi, Drejtor i urgjencës, Elbasan.
Shkak për agravimin është shpesh vonesa në marrjen e ndihmës së parë, çka e bën situatën edhe më të rrezikshme.
“Këshilloj që pacientët të vlerësojnë gjendjen dhe të paraqiten në kohë, sepse kemi pasur edhe humbje jete.”, theksoi ai.
Mjekët bëjnë thirrje për kujdes të shtuar, veçanërisht në zonat rurale, ku përqendrimi i helmit në kafshime është më i lartë për shkak të thatësirës. Për mushkonjat bëhet dezinsektim, por për gjarpërinjtë nuk lejohet përdorimi i kimikateve, për të ruajtur ekosistemin natyror.
/rtsh.al/