Kontrollet në banesa e biznese, Apeli i Posaçëm rrëzon ankimimin e Arbër Veliajt

Gjykata e Posaçme e Apelit (GJKKO) ka rrëzuar ankimimin e Arbër Veliajt, vëllait të kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj, i cili kundërshtonte kontrollet e SPAK që u kryen në dhjetor 2024 në shtëpitë dhe bizneset e tij.
Gjyqtari Engert Pëllumbi, vendosi të mos pranojë ankimimin e Arbër Veliajt.
Ky vendim erdhi pas prishjes së vendimit të mëparshëm të Apelit, nga Gjykata e Lartë, e cila urdhëroi rikthimin e çështjes për rishqyrtim.
Sipas Apelit, vendimi u mor në përputhje me ligjin, ndërsa palët kanë të drejtën të apelojnë në Gjykatën e Lartë.
Gazetare: Lusi Përgjegji
/rtsh.al/