E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Alarm për bomba në disa institucione publike në Beograd

Ngrihet alarmi për bomba në disa institucione publike në Beograd. Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Juridik dhe Aeroporti “Nikola Tesla”, mëngjesin e kësaj të mërkure (21 qershor), kanë marrë njoftime për bomba.

Institucionet që kanë marrë kërcënimin, kanë ndërprerë punë, ndërsa është bërë evakuimi i personelit.

Sakaq, grupet e kundër-sabotazhit po kryejnë kontroll për vendosjen e bombave, raporton Tanjug.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›