E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarm për bombë në avionin Nju-Jork Moskë

Gazeta Shqip

Një zëdhënës i flotës ajrore të Rusisë bëri të ditur se një aeroplan që po fluturonte nga Nju Jorku për në Moskë ka bërë një ulje emergjent në Islandë pasi kompania e fluturimit mori një kërcënim për bombë.

Sipas zëdhënësit, aeroplani ishte në ajër kur një person i paidentifikuar njoftoi flotën ajrore se në aeroplan është vendosur një sasi lënde shpërthyes.

Zëdhënësja e linjës Aeroflot, Irina Dannenberg deklaroi se piloti vendosi të ulte avionin për arsye sigurie. Kështu aeroplani bëri ulje të menjëhershme emergjente në mënyrë të sigurt në Islandë..
Ndërkohë, mjeti i është nënshtruar kontrollit, pasi telefonuesi anonim paralajmëroi se në bord ndodheshin pesë valixhe që përmbanin eksploziv dhe që do të shpërthenin sapo avioni të mbërrinte në Moskë.

16 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

Alarm për bombë në avionin Nju-Jork – Moskë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›