E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, kapen grabitësit e argjendarisë më 5 korrik

Gazeta Shqip

Policia e Fierit njofton se ka kryer arrestimin e dy persona të cilët akuzohen për vjedhjen e një argjendarie në këtë qytet, të ndodhur në fillim të muajit korrik.

Mësohet se në pranga kanë rënë 21-vjeçari Ardit (Ervin) Fejzullai, nga Peshpani dhe Armand Mita, 20 vjeç nga fshati Bishan.

Arrestimet u bënë në kuadër të operacionit të koduar “Hap pas hapi”, që kishte për objektiv identifikimin dhe arrestimin e autorëve të grabitjes së argjendarisë së Ilia Kabucit, në 5 korrik.
Ngjarja pati jehonë të madhe në atë kohë, pasi pamjet e marra nga kamera e sigurisë që tregonin dy të rinjtë teksa grabisnin argjendarinë në fjalë, u transmetuan nga pothuajse të gjitha mediat.
17 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

Fier, kapen grabitësit e argjendarisë më 5 korrik burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›