E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekuadori strehon Julian Asanzh, pranon kërkesën për azil

Gazeta Shqip

Qeveria e Ekuadorit ka bërë të ditur sot se ka vendosur të pranojë kërkesën për azil politik të themeluesit të WikiLeaks, Julian Asanzh.

Asanzhi ishte ngujuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër që nga 19 qershori, për tiu shmangur ekstradimit të tij në Suedi, ku do të përballej me akuzat për ngacmim seksual.

Lajmi është bëri i ditur nga ministri i Jashtëm i Ekuadorit, Rikardo Patino, gjatë një konference për shtyp, ku ai renditi 11 pika pse ishte marrë ky vendim nga ana e qeverisë së Ekuadorit.

Sipas zyrtarit të lartë, themeluesi i WikiLeaks mund të jetë viktimë e persekutimit politik si rezultat i pozicioneve të tij për lirinë e shtypit dhe në çdo kohë mund të gjendet në një situatë të rrezikshme për jetën, sigurinë e tij dhe integritetin e tij personal”.

Në Suedi, Asanzh akuzohet për një krim seksual të cilin mohon ta ketë kryer.

16 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

Ekuadori strehon Julian Asanzh, pranon kërkesën për azil burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›