E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarm per bombe ne avionin e linjes Toronto- Karaci

Nje avion Boing me 273 persona ne bord i linjes se fluturimit nga Kanadaja per ne Pakistan eshte ulur ne Suedi pas nje alarmi per bombe. Lajmi behet i ditur nga Bbc online e cila citon autoritetet suedese. Nje zyrtar i aeroportit te Arlandes ne Stokholm tha se avioni ishte nisur nga Tornoto drejt Karacit. Policia kanadeze vijon zyrtari ka patur informacion lidhur me mundesi e nje pasagjeri me eksploziv ne bord.

Tashme avioni gjendet ne piste dhe aeroporti eshte i hapur per trafikun ajror. Policia suedeze po perpiqet te lidhet me personin qe mund te kete eksploziv. Sipas policise ka qene nje grua qe ka telefonuar ne policine kanadeze ndersa avioni ishte ne fluturim nga Toronto ne Karaci. Policia suedeze do te evakuoje te gjithe pasagjeret e avionit qe u ul ne Stokholm pas nje kercenimi per bombe. Megjithate ende nuk eshte e qarte nese personi ne bord ka apo jo eksploziv.

Anisa Braho

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›