Permbytjet spostojne 2 mln banore ne Nigeri
Rreth dy milione persona ne veri te Nigerise jane zhvendosur pasi autoritetet hapen portat e dy liqeneve artificiale.
Permbytjet filluan papritur kur portat ne liqenet Callaua dhe Tiga u hapen ka deklaruar nje zedhenes i qeverise lokale.
Liqenet ne fjale ndodhen ne shtetin e Kanos por rreth 5 mije fshatra ne shtetin fqinj Xhigaua jane prekur gjithashtu.
Ende nuk eshte e qarte nese banoret kane marre nje paralajmerim apo nese dikush eshte plagosur apo zhdukur nga vershimi i ujerave.
Shtete te ndryshme ne veri te Nigerise jane goditur nga permbytjet kete vit. Portat e dy liqeneve artificiale hapen normalisht cdo vit gjate sezonit te shirave ka shtuar me tej zedhenesi.