E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB takim per carmatimin berthamor boteror

Nje takim i nivelit te larte te Kombeve te Bashkuara ka nisur lidhur me bisedimet per carmatimin boteror. Takimi pason 12 vite te mosveprimit qe nga forumi i Gjeneves per negocimet per carmatimin ne bote. Zyrtaret e OKB-se kane shtyre negociatat ku bisedimet kane qene te pafrytshme qe nga krijimi i nje traktati per te ndaluar provat berthamore ne 1996. sekterati i pergjithshem i OKB Ban Ki Mun hapi sesionin duke i kujtuar delegacioneve te niveleve te larta qe duhet te rifillojne bisedimet per arritjen e carmatimit berthamor globale.

Mbetet shume per te bere tha Ban Ki Mun. Duhet bere shume per te dyja mbi armet e shkaterrimit ne mase dhe armatimet konvencionale. Vitet e ardhshme jane te rendesishme perfundoi ai. Kryetari i Asamblese se Pergjithshme te OKB-se Jozef Deis tha se OKB duhet te marre nje rol udheheqes ne fushen e carmatimit berthamor. Por disa prej pjesemarresve kane kundershtuar keto ide. Zv. Ministri i Jashtem rus Sergej Riabkov tha se ne vend qe te diskutohet per riorganizime radikale eshte nevoja e mobilizimit te nje vullneti politik per te krijuar keto mekanizma dhe per te punuar jashte marreveshjeve te reja universale ne fushen e carmatimit.

Disa te tjere kane shprehur shqetesim se nen rregullat aktuale te Koferences se Carmatimt e cila ben thirrje per nje konsesus te plote te 65 shteteve anetare progresi eshte ende shume larg si nje vend i vetem mund te ndaloje perpjekjet serioze te vendeve te tjera. Ministri i jashtem iranian Manusher Motaki tha se negociatat jane ne nje rruge qorre sepse mungon vullneti i mirefillte politik i vendeve perendimore.

Anisa Braho

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›