E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarm për bombë në një lokal në plazhin e Durrësit

Një alarm për bombë ka vënë në lëvizje mbrëmë vonë policinë e Durrësit, por ka rezultuar i rremë. Ka qenë ora 22:30 kur në policinë e qytetit bregdetar ka mbërritur një telefonatë që njoftonte se një bombë është vendosur në një lokal ne zonën e plazhit. Pas njoftimit uniformat blu kanë bllokuar rrugën Ura Dajlanit-Plepa dhe ka nisur kontrollin në lokalin që pretendohej të ishte vendosur bombë, por alarmi ka rezultuar i rremë. Pas këtij veprimi uniformat blu kanë bërë të mundur identifikimin e numrit nga u bë telefonata si dhe të personit që kreu ate. Nuk bëhet i ditur identiteti i autorit të telefonatës, por mësohet se policia e ka vënë në pranga atë. Ndërkaq ende nuk dihen motivet që shtynë të arrestuarin për të dhënë alarmin e rremë, por burime të policisë bëjnë të ditur se shkak mund të jetë konkurenca.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›