E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ristani: Zgjedhjet plotësuan standartet

Kreu i Komisionit Qendror të zgjedhjeve Arben Ristani në një konferencë për shtyp pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, deklaroi se këto zgjedhje plotësuan standartet e vendosura. Në mënyrë të veçantë, zoti Ristani u ndal në dy çështje kyçe të këtij procesi: Atë të transparencës në numërimin e votave, përmes monitorimit me kamera dhe në votimin për herë të parë me karta identiteti. Por zoti Ristani është ndaluar edhe tek problematika me të cilën u përball administrata e këtij institucioni për një proces transparent, konform standarteve. Një vlerësim nga kreu i KQZ –së ka ardhur edhe për institucionin që ai drejton. Kryetari Ristani përmendi këtu faktin se në tërësi, vendimet e KQZ –së nuk u rrëzuan nga Kolegji Zgjedhor. Në këtë kontekst ai u dha përgjigje edhe akuzave të ngritura nga ky institucion, kryesisht nga Partia Socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›