E Diel, 1 Nëntor 2026

“Morricone dirigjon Morriconen” në Tiranë për Ditën e Europës

TIRANË, 25 prill, ATSH/ Me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare dhe nën kujdesin e Kryeministrit Edi Rama, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, në bashkëpunim me COD, organizon një mbrëmje të veçantë muzikore në kuadër të Ditës së Europës.

Koncerti “Morricone dirigjon Morriconen” do të sjellë në sheshin “Italia” emocionin e muzikës së pavdekshme të kompozitorit legjendar Ennio Morricone, nën drejtimin e birit të tij, Andrea Morricone.

Në këtë mbrëmje do të performojnë solistë të njohur ndërkombëtarë:

* Pianistja Cecilia Grillo
* Baritoni Alessio Quaresima Escobar
* Soprano Vittoriana de Amicis

Drejtimi artistik i koncertit i është besuar Anila Varfit.

Mbrëmja muzikore do të zhvillohet në sheshin “Italia”, në orën 20:30, duke ofruar për publikun një përjetim unik me kolonat zanore më të njohura të kinemasë botërore.

Aktiviteti realizohet në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës, Ambasadën Italiane në Tiranë, RTSH dhe TKOB.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›