Alarm per bombe ne seline e qeverise se Kosoves
Ne ndertesen e Qeverise se Kosoves sot ka arritur nje kercenim me mjet shperthyes, duke detyruar autoritetet e rendit qe te evakuojne personelin e kesaj ndertese.Arber Beka, zedhenes i Policise se Kosoves, tha se kercenimi eshte bere rreth ores 09.00 te mengjesit te sotem dhe eshte derguar nepermjet postes elektronike. Kercenimi, thote zoti Beka, eshte derguar nga nje institucion tjeter joqeveritar dhe nepermjet tij, jane kerkuar 1 milione Euro. Sipas tij, njesite e specializuara jane duke kontrolluar objektin dhe jane duke u bere hetimet per te vertetuar nese fjala eshte per kercenim te vertete apo fals.