Liberman pritet me fishkellima ne Paris
Fishkellima dhe fyerje. Eshte pritur ne kete menyre ne Paris nga nje grup palestinezesh lideri i ekstremit te djathte izraelite Avi Liberman. Ministri i jashtem izraelit eshte pritur ne Paris nga homologu i tij francez Bernar Kushner. Kreu i diplomacise izraelite eshte njohur me qendrimin e francezit Kushner per nje zgjidhje qe parashikon ekzistencen e 2 shteteve ne Lindjen e Mesme. Kushner nder te tjera i ka perseritur liderit te nje partie qe ne menyre eksplicite refuzon dilaogun me palestinezet se bashkejetesa mes dy popujve eshte e vetmja zgjidhje qe siguron paqen afatgjate ne Lindjen e Mesme.