E Diel, 1 Nëntor 2026

Lirohet Albin Kurti

Udheheqesi i Levizjes VETEVENDOSJE, Albin Kurti eshte liruar para mesnates nga policia maqedonase ne vendkalimin kufitar te Bllaces ne kufi me Kosoven. Lajmi behet i ditur per agjencine e lajmeve INA nga burime prane Ministrise se Brendshme ne Shkup. Kurti pas ndalimit prej pese oresh eshte kthyer ne Kosove, duke paralajmeruar detaje lidhur me ndalimin e tij nga autoritetet policore maqedonase. Lideri i Levizjes se njohur kosovare VETEVENDOSJE!, Albin Kurti ishte nisur ne Shkup i ftuar per te marre pjese ne shenimin e 3 vjetorit te themelimit te Levizjes ZGJOHU! ne kryeqytein maqedonas Perfaqesuesit e ZGJOHU! deklaruan se jane te shqetesuar ndaj veprimit te policise per ndalimin e aktivistit te njohur shqiptar nga Prishtina.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›