Alarm pranë Ambasadës Amerikane, arrestohet i riu
Një i ri me një shishe plastike të mbushur përgjysmë me benzinë dhe një çakmak në dorë, ka qëndruar para ambasadës duke kërkuar me insistim të flasë me gazetarët. Nga të dhënat e para, autori mësohet se është 24-vjecari Bledar Arapi, nga Fieri.
Forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur neutralizimin e të riut. Nga njoftimet e para mësohet se Arapi donte të hynte në ambientet e ambasadës, dhe pas debateve me rojen ka kërcënuar me shishen e mbushur me benzinë.
Ndërkohë, policia po merr në pyetje të riun për të zbardhur arsyet qëe cuan atë të ndërmerte këtë aventurë.