E Diel, 1 Nëntor 2026

Alarm: shkrimi i dorës po shkon drejt zhdukjes

Share

Para pak ditësh ishte një studim që zbuloi se në Britani njerëzit kanë kohë që nuk shkruajnë më asgjë me shkrim dore.

Një copë kulture po vdes. Gjithçka tani shkruhet me kompjuter ose me celular.

Për këtë arsye, gazeta më e madhe në Gjermani dhe në Europë, faqen e parë sot ia ka dedikuar pikërisht këtij problemi. Ata kanë përgatitur një faqe të parë vetëm me shkrim dore (ME POSHTE NE LINK). Gazeta u bën thirrje njerëzve që të shkruajnë më shpesh me dorë, edhe për faktin se shumë studime thonë se ky lloj shkrimi ndihmon trurin.

Në Gjermani 79 përqind e shtëpive kanë kompjuter. 85 përqind e firmave i kryejnë të gjitha veprimet me kompjuter. Ndërkohë vetëm në vitin 2011 janë shitur 12 milion smartphones. Frika se shkrimi i dorës do të shuhet përgjithmonë është më reale se kurrë.

7.bild

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›