Peshkopi dorëhiqet dhe pranon: Jam i dashuruar me atë grua
Share
Papa ka pranuar dorëheqjen e një peshkopi argjentinas, që u fotografua në plazhet e Meksikës duke përqafuar një femër me bikini.
Peshkopi Fernando Bargallo, 57 vjeç, pati pretenduar se e kishte shoqe fëmijërie, por më vonë tha se kishte lidhje dashurie me të.
Skandali shpërtheu javën e shkuar kur një televizion argjentinas transmetoi fotot e tij në një resort luksoz në Meksikë.
Javën e shkuar ai tha se e ka shoqe fëmijërie gruan në fjalë, por më vonë mblodhi priftërinjtë e dioqezës së tij dhe u tha se ai ishte i dashuruar me këtë grua dhe do japë dorëheqjen.


