E Diel, 1 Nëntor 2026

Vret dy vetë duke bërë drifting në Arabi, do i pritet koka

Share

Një shofer saudit është dënuar me prerje koke pasi aksidentalisht vrau dy persona duke dhuruar spektakël me makinën e tij sportive. Shoferi saudit po bënte drifting duke tentuar të imitojë filmin e famshëm Fast and the Furious.

Ai u largua nga vendi i ngjarjes përpara se të arrestohej.

Drifting, që për herë të parë u soll në ekran nga filmi i famshëm i Vin Diesel dhe Paul Walker, thuhet se është shumë popullor në Arabinë Saudite.

Çudia është se në këtë mbretëri konservatore meshkujt kanë pak mundësi për argëtim dhe mbi të gjitha nuk ekzistojnë kinematë.

Arabia Saudite nuk ka një kod penal, por vepron sipas interpretimeve të Kuranit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›