Itali shperthen furgoni ne tregun e Reggio Emilia
Në Rexho Emilja të Italisë ka shpërthyer një furgon rosticerie, duke shkaktuar vdekjen e tre grave dhe plagosjen rëndë të shtatë personave të tjerë. Shpërthimi ka ndodhur gjatë kohës së blerjeve në paraditen e së shtunës. Sipas të dhënave të para shkak i shpërthimit ka qenë një rrjedhje gazi. Në furgon ndodhej titullari i nëj firme me bashkëshorten, vajzën dhe kunatën. I vetmi i mbijetuar është pikërisht 53 vjecari. Por gjendja e tij ëshët shumë e rëndë pasi ka pësuar djegie të shkallës së lartë. Të plagosurit kanë qenë klientë dhe kalimtarë të rastit. Zjarrfikësit dhe policia janë në vendngjarje për të rindërtuar skemën e tragjedisë.