E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarme për bombë në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit

Dy alarme për bombë janë dhënë ditën e sotme në Maqedoni, përkatësisht në aeroportin e Shkupit dhe atij të Ohrit.Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, ka bërë të ditur se ekipet speciale të antiterrorit, kanë kontrolluar dy aeroportet dhe se është konstatuar se alarmi ka qenë fals lidhur me vendosjen e bombave.

MPB informoi se kanë nisur aktivitetet për gjetjen e personit që ka dhënë alarmin fals. Alarme për vendosjen e bombave sot janë dhënë në aeroportet e Shkupit dhe të Ohrit.

Shërbimet e sigurisë të të dyja aeroporteve, kanë paralajmëruar udhëtarët dhe stafin e të punësuarve për tu evakuuar nga ambientet e aeroporteve, transmeton “INA”.

Siç bëhet e ditur nga Aeroporti “Aleksandri i Madh” në Shkup, në orë 14:10 është dhënë alarmi, pasi që një i panjohur me një numër të huaj, ka lajmëruar autoritetet e aeroporteve për vendosjen e bombave e më pas menjëherë është ndërprerë linja./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›