Alarmi, Al Qaeda do të sulmojë së shpejti SHBA-në
Shërbimet Inteligjente Amerikane japin alarmin se rrjeti terrorist Al Qaeda, do të godasë së shpejti Shtetet e Bashkuara te Amerikës, brenda një periudhë që mund të përfshijë një hapësirë kohore nga 3 deri në 6 muaj. Lajmi është deklaruar përpara komisionit të senatit amerikan, nga drejtori i Shërbimit Inteligjent Kombëtar në SHBA, Dennis Blair, nga drejtori i CIA-s, Leon Panetta dhe numri një i FBI-së, Robert Mueller, persona të cilët prezantuan rezultatin e hetimeve të tyre. Gjithashtu ata thanë se Shërbimi Inteligjent po zhvillon dhe po ndërmer një aksion direkt kundër terroristëve.
Al Qaeda - ka thënë Blair - ka ende objektiv të sulmojë në territorin tonë me një operacion në shkallë të gjerë, që mund të provokojë një numër të madh viktimash dhe mund të shkaktojë dëme të mëdha në ekonominë amerikane. Ndërsa sipas Panettas, gjithësesi Al Qaeda ka ndryshuar tashmë strategji duke përdorur individë të influencuar nga organizat, por jo shumë të lidhur me të. Blair shpjegoi, duke iu referuar prezencës së bashkëatdhetarëve në listat e terroristëve, se pavarësisht kësaj, Shërbimi Inteligjent ka në program një aksion direkt kundër terrorizmit që përfshin edhe vrasjen e mundshme të spiunëvë amerikanë.