Alarmi studentet e rretheve korriere droge ne Tirane
TIRANE-Studentet korriere te lendeve narkotike drejt Tiranes alarmojne skuadren e antidroges ne kryeqytet shkruan sot e perditshmja Gazeta Shqiptare. Vetem dy jave me pare u arrestuan 3 te rinj me 2.6 kile hashash nga te cilet njeri ishte student dhe nje tjeter kishte fituar shkollen dhe ishte nisur te regjistrohej si student ne Tirane. Burime te besueshme prane Drejtorise se Policise te Tiranes jane shprehur per te perditshmen se jane ngritur ekipe te vecanta agjentesh antidroge te cilet do te bejne sherbim dhe do te mbikeqyrin levizjet e studenteve prane fakulteteve te ndryshme dhe ne disa gjimnaze te kryeqytetit. Te njejtat burime thane se eshte bere nje studim i hollesishem qe ka rifreskuar harten e pikave te nxehta te shitjes dhe perdorimit te drogave ne Tirane.
Sipas kesa harte zonat me te nxehta jane zona e Bllokut kryesisht ne oret e vona te nates zona te vecanta ne Laprake prane pallatit me shigjeta Berrylit shkolles se Bashkuar dhe shkolles se Kuqe te pallatet 9-kateshe zona e Don Boskos dhe kodrat e liqenit Artificial jane zonat me problematike te droges ne kryeqytet. Burime te Gazetes thane se pikerisht ne keto zona jane shtuar sherbimet me uniforme qe realizohen nga patrullimet e komisariateve si edhe e agjenteve te skuadres antidroge. Agjente te antidroges kane nisur te vezhgojne gjate orarit te shkolles dhe disa gjimnaze.
d.b/BalkanWeb