Almir Rrapo edhe 1 muaj arrest para ekstradimit ne SHBA
Akuza ka marre miratimin nga gjykata per zgjatjen e afatit te paraburgimit per Almir Rrapon. Ne nje komunikate per shtyp Prokuroria e Pergjithshme njoftoi se u ka kerkuar togave te zeza zgjatjen e afatit te arrestit per ish-sekretarin e Ministrise se Jashtme edhe me 1 muaj pasi afati i perfundonte me 2 tetor ndaj dhe akuza ka kerkuar zgjatjen e afatit te arrestit.
Eumlshte zhvilluar gjyqi per zgjatjen e afatit te mases se sigurise per shtetasin Almir Rrapo. Pas kerkeses se prokurorit te ceshtjes gjykata ka vendosur te pranoje qe masa e arrestit per shtetasin Rrapo te zgjatet edhe per nje muaj thuhet ne deklaraten e Prokurorise se Pergjithshme.
Dy dite me pare Gjykata e Tiranes miratoi kerkesen e SHBA-se paraqitur ne gjyq nga prokuroria shqiptare per ekstradimin e Almir Rrapos ne Amerike edhe pse avokati mbrojtes kishte deklaruar per arrestimin e paligjshem te klientit te tij si dhe mosekstradimin pertej Atlantikut.
Me 2 shtator Gjykata e Tiranes i tha po prokurorise per zgjatjen e afatit te paraburgimit duke hedhur poshte kerkesen e mbrojtjes per lirimin e ish-sekretarit te Ministrise se Puneve te Jashtme Almir Rrapo. Togat e zeza vendosen per qendrimin e Rrapos ne burg deri ne perfundim te procedurave te ekstradimit te tij drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikes qe do te zgjasnin rreth 3 muaj.
Akuza deklaroi atehere se autoritetet e drejtesise shqiptare kishin marre kerkese zyrtare per ekstradimin e Almir Rrapos drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Ne pergjigje te kesaj deklarate trupi gjykues iu tha prokuroreve se ekstradimi do te ndodhe pasi te ishte shqyrtuar dokumentacioni. Duke degjuar perfaqesuesit e akuzes dhe mbrojtjes togat e zeza vendosen qe Almir Rrapo te qendroje 3 muaj ne burg deri ne ekstradimin e tij per ne SHBA afat qe do te skadonte sot.
Avokati mbrojtes e ankimoi ceshtjen ne Apel ku duket se nuk ka perfituar pasi edhe ketu eshte vendosur qe 27-vjecari te qendronte ne burg ashtu sic edhe kishte percaktuar shkalla e pare. Ndersa dje eshte shtyre per te dyten here afati i arrestit per Almir Rrapon.
FBI-ja ka ngritur 11 akuza te renda penale ndaj ish-sekretarit te ministrit te Jashtem Ilir Meta i cili do te mbahet ne gjendje arresti edhe nje muaj derisa te behet i mundur ekstradimi i tij ne linje ajrore per ne SHBA.
Rrapo u arrestua me 2 korrik ne ambasaden e SHBA-se pasi akuzohet per vrasje dhe pjesemarrje ne organizate kriminale.
Ai kerkohet nga autoritetet amerikane pasi dyshohet se eshte autor i veprave te renda penale te kryera ne kuader te nje grupi kriminal. Ai ndodhet ne qeli prej 2 korrikut 2010. Sipas aktpadise dorezuar ne Gjykaten Federale te Manhatanit nga prokuroret dhe oficeret e FBI-se 27-vjecari akuzohet se eshte anetar i bandes se Krasniqit nje organizate nderkombetare e krimit akuzuar per vrasje rrembim trafik te lendes narkotike dhe veprimtari te tjera te paligjshme ne Shqiperi e SHBA. Sipas Byrose Federale te Hetimeve organizata vepronte ne shume shtete te Amerikes si Nju Jork Micigan Konektikat.