E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD-ja vendos per sistemin e vleresimit te gjyqtareve

Gjyqtaret gjithsej 200 pike per rezultatet ne pune titujt shkencore dhe vjetersine

Ne mbledhjen e fundit KLD-ja vendosi per emerimin e gjyqtareve ne baze te meritokracise dhe ne baze te nje sistemi pikezimi rigoroz. Ky sistem i asistuar nga misioni EURALIUS do te vleresoje gjyqtaret ne baze te rezultateve te punes titujve shkencore dhe vjetersise. Keshilli i Larte i Drejtesise mori vendimin per organizimin e punes si dhe percaktoi menyren se si do te behej ky vleresim. Ne nenin nr. 1 te vendimit per menyren e vleresimit te gjyqtareve percaktohet grupi i punes per sistemin e pikezimit i cili do te perbehet nga 3 anetare te KLD-se qe zgjidhen ne mbledhjen e cdo fillimviti. Te zgjedhurit mbeten ne kete detyre per nje vit dhe nuk kane te drejte rizgjedhjeje te menjehershme. Aty percaktohen edhe detyrat e grupit te punes ku paresore eshte perllogaritja e pikeve per kandidaturat per gjyqtar ne gjykatat e Apelit dhe ne gjykatat per Krime te Renda. Grupi i punes ne cdo rast i paraqet Keshillit te Larte te Drejtesise per miratim raportin me rezultatet e punes se tij shkruhet ne piken 5 te nenit nr. 1 te vendimit te KLD-se. Ne nenin nr. 2 percaktohen kriteret e pikezimit i cili bazohet ne kriterin e vjetersise ne profesion rezultatet e punes ne vijimesi si dhe veprimtarine shkencore e akademike. Shuma maksimale eshte 200 pike gjysmat e te cilave perfitohen nga vjetersia ne pune. Ky sistem parashikon qe gjyqtarit te Faktit i llogariten 3 pike per cdo vit pune ndersa atij te Apelit 5 pike per cdo vit eksperience pune. Plot 80 pike merr gjyqtari per rezultatet e tij te punes ne vijimesi. Ndersa 20 pike perfitohen nga veprimtaria shkencore e akademike titulli shkencor studimet master dhe botimet apo edhe eksperienca si gjyqtar i Gjykates se Larte gjyqtar i Gjykates Kushtetuese drejtor i Shkolles se Magjistratures apo anetar i Keshillit te Larte te Drejtesise.

Ne dy nenet e tjera te vendimit percaktohen menyra e paraqitjes se dokumenteve ku kandidati mund te paraqese se bashku me kerkesen per kandidim vertetime te leshuara sipas rastit nga kryetari i gjykates kancelari i gjykates apo organe te tjera kompetente si dhe dispozitat kalimtare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›