E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarmi ul aeroplanin ne Suedi

Aeroplani me 273 persona i cili po udhetonte nga Kanadaja per ne Pakistan u detyrua te premten qe te aterronte ne aeroportin suedez Arlanda per shkak te alarmit per bombe.

Vendimin per aterrimin e aeroplanit Boeing 777 piloti e solli pasi qe policia kanadeze kishte marre informaten se njeri nga udhetaret ne aeroplan mban me vete nje mjet shperthyes njoftoi zedhenesja e policise ne Stockholm.

Sipas agjencise AP aeroplani aterroi ne aeroportin e Stockholmit Arlanda. Megjithate zyrtaret suedeze fillimisht vendosen qe te mos i evakuonin udhetaret sepse konsideruan se te gjithe udhetaret qe ndodheshin brenda aeroplanit kishin kaluar njehere kontrollin para hyrjes ne te. Nderkohe policia suedeze ndryshoi vendimin dhe evakuoi aeroplanin duke i kontrolluar serish te gjithe udhetaret. Policia mbajti nje udhetar kanadez me prejardhje pakistaneze megjithese nuk u njoftua nese tek mashkulli i ndaluar u gjet ndonje mjet shperthyes.

Aeroplani po fluturonte nga Toronto per ne Karachi ne Pakistan. Edhe pas aterrimit te aeroplanit te dyshimte aeroporti Arlanda mbeti i hapur per transport.

Sipas gazetes ditore suedeze Expressen aeroplani i perkiste aviokompanise pakistaneze Pakistan International Airways edhe pse kjo gje nuk u konfirmua nga policia suedeze.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›