Alarmohet Policia Rrugore, 2800 shoferë u gjetën me shkelje dhe u gjobitën vetëm 20 orët e fundit

Tiranë, 12 shtator NOA Rekord gjobash janë vendosur vetëm 20 orët e fundit, në ditën e pestë të aksionit të Policisë Rrugore kundër shkelësve të qarkullimit rrugor në qarkun e Tiranës.
Megjithëse prej pesë ditësh drejtuesit e mjeteve janë vënë në dijeni për aksionin që ka ndërmarrë policia rrugore, shkelësit janë katër fishuar.
Kështu vetëm ditën e djeshme janë gjobitur rreth 2800 shoferë në qarkun e Tiranës.
Shërbimet e Policisë së Tiranës nën drejtimin e drejtuesve të Policisë së Tiranës, po vazhdojnë me intensitet punën për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe në krijimin e lehtësirave për lëvizjen e lirë të mjeteve, në përputhje me legjislacionin rrugor, me qëllim parandalimin dhe uljen e aksidenteve rrugore.
Në këtë kuadër, kontrolle të shumta po ushtrohen në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj.
Po ashtu, kontrolle të vazhdueshme do të ushtrohen për parkimet e gabuara, kryesisht parkimet dyshe në akset e qytetit të Tiranës thuhej në deklaratën e Policisë së Tiranës lëshuar ditën e sotme.
Policia deklaroi se për një periudhë një javore nga data 06 shtator deri më 11 shtator 2009 nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, Patrullat e Përgjithshme dhe Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë janë konstatuar dhe vendosur këto masa administrative, gjoba në total të vendosura 8073 me vlerë 4. 777. 690 lekë, gjoba qyteti 5684 me vlerë 4. 221. 620 lekë, gjoba linja 2389 me vlerë 556 070 lekë, dhe leje drejtimi te pezulluara 36 raste.
Policia e Tiranës, sheh si domosdoshmëri mirëkuptimin dhe mbështetjen e opinionit publik duke ftuar të gjithë përdoruesit e rrugës, në ndërgjegjësimin për të zbatuar me korrektësi normat e sjelljes gjatë drejtimit të mjetit dhe rregullat e legjislacionit rrugor, të përcaktuar në Kodin Rrugor përfundon deklaratën e saj policia e kryeqytetit.
k.k/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")