E Diel, 1 Nëntor 2026

Një tërmet i fuqishëm godet Venezuelën

Tërmeti më i fuqishëm pas shumë vitesh në këtë shtet të Amerikës Jugore, ka shkaktuar plagosjen e të paktën shtatë persona dhe rrëzimin e disa shtëpive. Lëkundjet e fuqishme shkaktuan gjithashtu edhe ndërprerjen e energjisë elektrike në disa rajone të vendit.
   
Instituti Gjeologjik Amerikan njoftoi se epiqendra e tërmetit ishte 36 kilometra në verilindje të Puerto Cabello, një nga portet kryesore të vendit anëtar të OPEK-ut. Ndërkohë në kryeqytetin Karakas, disa persona u lënduan lehtë kur mijëra blerës nxituan në panik të dilnin nga një prej qendrave më të mëdha tregtare. Televizioni shtetëror njoftoi gjithashtu për lëkundje të tjera në disa pjesë të vendit.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›