Dënimi 20 mijë USD për trafikim i konvertuar me 400 ditë burg, kapet në Kakavijë

Kakavijë, 13 shtator NOA Një person i cili kishte marrë gjobë në shumën 20 mijë dollarë e cila i ishte konvertuar në 400 ditë burgim, është arrestuar në vendkalimin kufitar të Kakavijës pasi rezultonte person në kërkim.
Korrespondentja e agjencisë së lajmeve NOA, informon se mëngjesin e së dielës, rreth orës 03.30, në Pikën e Kalimit të Kontrollit Kufitar Kakavije, nga shërbimet e policisë kufitare të Stacionit të Policisë Kakavije është bërë ndalimi i 31-vjeçarit Agron Zeqo, i lindur dhe banues në Lushnjë.
Ndalimi i tij është bërë pasi është paraqitur në sportelet e përpunimit të shtetasve për në hyrje në Republikën e Shqipërisë dhe gjatë përpunimit në sistemin TIMS, rezultoi se ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim, konfirmoi policia.
Shpallja e tij në kërkim është bërë nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë me vendim penal nr 24, datë 18.03.2008, e ka dënuar këtë shtetas me 20 milionë lekë të vjetra gjobë, për veprën penale të Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.
Gjykata e Rrethit Lushnjë ka bërë konvertimin e gjobës në 400 ditë burg për 31-vjeçarin Agron Zeqo.
I riu, ishte larguar në Greqi që prej vitit 2008 dhe sot në orët e para të mëngjesit është kthyer vetë nga Greqia për në Shqipëri.
Por, sapo është paraqitur në sportel, është ndaluar nga policia kufitare e Kakavijës dhe është lajmëruar Drejtoria e Policisë Fier për ta marrë për veprime të mëtejshme.
/v.d/e.r/NOA/
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")