Alban Bushi: Një gol përmes dhimbjeve

Bledar KUKA
Alban Bushi realizoi një gol të rëndësishëm në kampionatin grek, për Apollonin e Kallamarjasë, duke i dhënë barazimin 2-2 ekipit të tij në derbin ndaj Arisit. "Shënova një gol përmes dhimbjeve, - u shpreh dje Bushi për "sport24.gr", - kam 4 ndeshje që luaj me dëmtim dhe dhimbje, ndërsa mezi po prisja të realizoja". Derbi selanikas u luajt në fushën e Arisit dhe Bushi shënoi në minutën e katërt shtesë, për 2-2, pasi kishte humbur dy raste të mira goli. "Besoj se e merituam rezultatin, - vazhdoi sulmuesi i kombëtares shqiptare, - asnjëra prej skuadrave nuk meritonte të fitonte dhe barazimi ishte rezultati më i ndershëm". "Sidoqoftë, - theksoi "Loku", - meritë të vecantë kanë shokët e mi të ekipit që vrapuan gjithë ndeshjes duke besuar tek rezultati pozitiv. Në pjesën më të madhe të ndeshjes nuk ishim mirë ndaj edhe falenderoj shokët që besuan". Bushi shënoi me kokë nga një distancë e afërt, por Kallamarja ende është në pozicion shumë të vështirë, në vend të parafundit me 15 pikë në 17 ndeshje. "Apolloni do ta gjejë rrugën e tij, ndërsa unë shpejt do të jem në 100 për qind të formës sime", - pohoi me besim shqiptari. OFI i Kretës është me pikë të barabarta me Kallamarjanë, por me golaverazh më të mirë (-11 ndaj -14), ndërsa Larisa ka një pikë më shumë dhe Veria dy. Pak më lart, me nga 18 pikë, janë Iraklisi po i Selanikut dhe Levadhiakosi (ish-skuadra e sulmuesit). Trajneri I Apollonit, Makis Kacavakis, u shpreh i kënaqur për barazimin në stadiumin e nxehtë të Arisit. "Na duhet të bëjmë përpjekje të mëdha edhe në ndeshjet e ardhshme, - tha ai, - pavarërisht nga kundërshtari. Duhet të luajmë pikërisht ashtu si ndaj Arisit, duke besuar deri në minutën e fundit".