Sporte Novotski: “Kaka, lojtari më i mirë”

Nuk kanë të mbaruar cmimet për Riki Kaka. Në "Milanello", kompleksi stërvitor i Milanit, ish-lojtari i madh i Milanit, Zvonimir Boban, i dorëzoi fantazistit brazilian cmimin si lojtari i vitit të dhënë nga e përditshmja kroate "SN" (Sporte Novotski), e vetmja e përditshme sportive në Kroaci. Vitin e kaluar për lojtarin më të mirë kishin votuar trajnerët europianë, ndërsa këtë vit në votim morrën pjesë ish-lojtarë të nivelit botëror si Butragueno, Prosinecki, Franko Barezi e shumë të tjerë. Në "librin e artë" të "SN', Kaka pason Tieri Henrinë.