Herta e Berlinit, Gilberto pranë Tottenham

Anësori i majtë i Hertës së Berlinit, Gilberto, është duke diskutuar me Tottenham. Për lojtarin brazilian interesohej edhe Roma e Manchester United. Klubi anglez i drejtuar nga Juande Ramos do të derdhë rreth 3 milionë euro. Gilberto, megjithatë do të transferohet vetëm në qershor.