Alban Kondi: "Produkt 28", sërish në ring
Grupi që bëri revolucion gjatë 10-vjeçarit të fun dit, më 28 Nëntor ka celebruar dhjetë vjetorin e krijimit të tij. Në një intervistë për "Koha Jonë", Alban Kondi, një nga këngëtarët e grupit, rrëfen hapat e tij të parë në muzikë, bashkëpunimin me Turjan Hyskan dhe Fabjan Bashën, emocionet e çmimeve dhe këngën më të re. Edhe pse prej disa kohësh i kanë munguar skenës shqiptare, ata po punojnë shumë që këto ditë të rikthehen fuqishëm me një këngë të re, së bashku me një video-klip. Sipas Albanit, kjo këngë do të sjellë ritëm dhe atmosferë, një anë të panjohur të grupit, një stil krejtësisht të ri, të paeksperimentuar më parë nga ata. Më tej, gjatë intervistës, Albani tregon pasionin e tij për sportin, bashkëpunimin në studio me Dr. Florin dhe I. Begollin, si dhe projektet në vazhdimësi.
Pas një mungese në skenën shqiptare, më në fund, grupi i përbërë nga "Tre muskutjerët", vjen me një këngë të re. Pse pikërisht në këtë moment?
Kjo këngë vjen krejtësisht ndryshe nga stili ynë, është e gjitha me ritme të reja, të paeksperimentuara më parë nga ne dhe jemi impenjuar disi më shumë, për këtë bashkëpunim të radhës. Kënga është me shumë atmosferë dhe këtë herë, vjen ndryshe, pasi refreni nuk është i Fabit, por është më specifik. Ndërkohë po bëjmë gati dhe klipin. Në këtë këngë, Fabi ka strofë, unë vij me rep, së bashku me Turin. Kjo këngë vjen dhe në kuadër të celebrimit të 10-vjetorit të grupit tonë.
Ku është xhiruar klipi? Kripi është xhiruar në studio. Video do të pasohet me animacione gjatë gjithë klipit. Grupi "Produkt 28" pati një shkëputje të gjatë në skenën shqiptare dhe dolët me disa bashkëpunime me këngëtarë të tjerë. Pse ndodhi kjo pauzë? Kemi punuar gjatë gjithë kohës dhe nga frika se mos binim në të njëjtën linjë, bëmë këtë pushim. Duke qenë se donim të vinim ashtu siç na pëlqen të bëjmë për vete publikun shqiptar, me ritmet dhe emocionet, do pak punë për ta arritur dhe duhet një kohë shumë e gjatë. Mungesa është e domosdoshme pas një periudhe intensive, ku ne nxorëm albumin dhe bashkëpunime pafund në tregun muzikor. Në këtë momente, do të rikthehemi fuqishëm me një superkëngë dhe ndoshta, edhe me një album në kuadër dhe të përvjetorit të krijimit të grupit tonë.
Sëbashku me Dr.Florin keni një studio produksioni, ku keni realizuar bashkëpunime të fuqishme, si me këngëtarë të rinj, ashtu dhe të brezit të vjetër.
Ky është një bashkëpunim midis meje, Florit dhe I. Begollit. Për momentin, çdo gjë duket shkëlqyeshëm, prurje ka shumë, kërkesa ka shumë, po mundohemi të japim më të mirën dhe maksimumin me një dimension muzikor gjigant, ashtu siç ne duam ta përcjellim, pa dalë jashtë kornizave të grupit. Deri në këtë moment, këngët që janë bërë, janë pritur shumë mirë nga publiku, si kënga e Aurela Gaçes, etj.
Përveç muzikës, keni ndonjë pasion tjetër që e ushtroni në jetë?
Kam shumë pasione, por nuk kam shumë kohë për t'i ndjekur ato. Një pasion që më pëlqen ta ndjek, është ai i sportit, por ka ca kohë që nuk merrem me të aq sa duhet, pasi impenjimet në studio të bllokojnë pothuajse pjesën më të madhe të ditës. Duke qenë se punoj paralelisht materialet e mia dhe të të tjerëve, e gjithë dita ime është e zënë.
Si ka nisur rruga drejt muzikës. Ka qenë Flori që ndikoi te ky drejtim apo ishte një pasion i lindur?
Që në vogëli, e kam pasur shumë pasion muzikën dhe asnjëherë nuk rrija pa të. Në klasë të parë u futa për piano, kam bërë gjashtë vjet piano dhe u shkëputa duke e nisur sërish me ca leksione për organo dhe kitarë. Me pak fjalë, këto ishin fillimet e mija në muzikë, ndërkohë nga ana skenike, dalja e parë ka qenë që në klasë të 7. Krijimi i grupit "Produkt 28" ka qenë përfaqësimi i parë dinjitoz në skenën e vërtetë të këngës shqiptare, i cili më dha dhe emër. Sigurisht, Flori ka ndikuar, po jo se më ka drejtuar drejt këtij arti të bukur të tingujve.
Janë të pakët grupet në Shqipëri. Ju si i kujtoni fillesat e grupit me Turin dhe Fabin?
Çdo gjë ka lindur natyrshëm. Ne, të tre djemtë, kemi qenë në një klasë dhe çdo moment apo në çdo festë, bënim tekste për zyshat, imitonim, që do të thotë që ishin kryeneçët e adoleshencës, por, me kalimin e viteve, gjërat ndryshuan dhe morën drejtim tjetër. Pas këngës së parë që u pëlqye shumë, menduam të realizonim dhe një tjetër, pasi vokali i Fabit dhe tekstet e Turit na bënë që të mendonim për më larg. Mendoj se kemi akoma për të dhënë për publikun dhe gjithë artdashësit e muzikës.
Pse keni zgjedhur emrin "Produkt 28". Ka ndonjë kuptim?
Diskutimi i parë për të bërë një grup dhe një bashkëpunim, kur ne nuk ishim të bindur akoma, rastis dita e 28 nëntorit 2002. Edhe sot, që po kujtoj, mbushim dhjetë vjet që nga krijimi i grupit. Si nis dita juaj në studio? Zgjohem vonë, duke qenë se punoj deri vonë. Pasi pi një kafe, direkt më pret në studio një mal me punë. Ka momente që lodhem dhe shkëputem për ta thyer atë monotoninë e punës.
Cilat janë momentet e mërzitjes për ju?
Për mua, moment i mërzitshëm është kur unë nuk arrij të jap një rezultat pozitiv për punën që kam bërë. Mosarritja e qëllimit të punës të bën konfuz dhe të lodh në vetvete. S'më del koha të jem monoton dhe mos ta mbush atë pjesë të ditës.
Po momentet më të veçanta cilat janë?
Sigurisht, është kënga e parë dhe emocioni i fortë që rrëmbyem atë natë. Ndërkohë, që ke një pasiguri, ke dhe një dëshirë të madhe për të reklamuar veten. Di të them se është shumë i vështirë hapi i parë që bën, pasi ti nuk e njeh këtë sfidë të madhe të spektaklit. Moment i veçantë për mua, është kur publiku të pëlqen dhe të jep kurajën për të ecur më tej. Ndërsa, momente të veçanta ka pasur plot, si për shembull rrëmbimin e çmimit të parë si grup, në "Kënga Magjike" me këngën "Do trokas". Tjetër çmim është "Mikrofoni i Artë", një tjetër çmim që nuk e prisnim, pasi ishim përgatit për një performancë të mirë, jo për çmim. Pastaj, një moment tjetër ka qenë në "Top Fest", ku nga dita e parë deri në ditën e fundit, pretendonim për të marrë çmimin e parë, por ndodhi si ndodhi, dhe nuk ja dolëm dot.
Një grup i përbërë nga tre djem të suksesshëm, ka pëlqimin dhe të fansave femërore. Ti si i ke marrëdhëniet me femrat?
Fansat janë pjesa jonë e suksesit. Ndërsa, përsa i përket marrëdhënieve të mia, momentalisht jam në një lidhje shumë të qëndrueshme dhe jam i lumtur për atë që kam. Shpresoj të eci më tej.
Sapo jeni diplomuar për "Marrëdhënie me publikun". Pse pikërisht kjo zgjedhje?
Është një pjesë që plotëson një lloj dije për të pasur një vetmenaxhim të mirë në këtë fushë. Nuk është se jam nisur për të aspiruar më tej në këtë degë apo për të punuar.
Tregu muzikor shqiptar, në këtë momente, është pushtuar nga prurje të mëdha. Si i shikoni këtë evolucion në muzikë?
Muzika është bërë një pjesë shumë e rëndësishme në jetën e përditshme të njerëzve dhe ka zënë një vend shumë të madh. Prurjet e shumta i tregon koha dhe cilësia e tyre, që mund të mbijetojnë apo jo, në këtë evolucion që po ndodh në Shqipëri. Edhe pse shumë kolegë të mitë e shohin si negative, unë mendoj se kjo prurje ka dhe një anë pozitive. Gjatë këtyre viteve ka pasur prurje shumë të mira.
Cilat janë projektet më të afërta që do t'iu rikthejnë në skenë?
Për momentin, nuk kemi ndonjë projekt, përveç këngës së re. Unë nuk para bëj plane, çdo gjë vjen natyrshëm, qoftë dhe në ndonjë bashkëpunim të radhës. Nuk ndjek ndonjë strategji për pjesëmarrjet në festivale, edhe pse malli më ka marrë shumë për skenën.