E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga "ferri" ne "parajse"



Hera e pare eshte kuriozitet. Shoqeria eshte "karremi" dhe me pas, nuk e harron dot. Sepse je i burgosur, deri ne vdekje, nese nuk ke nje "avokat" te mire. Keto jane "kryefjalet" e cdo perdoruesi, kurse me poshte, po sjellim tre histori. Nje i mitur qe ka rene 10 vjec ne varesi, nje 26 vjecar qe u kthye nga Greqia per t'u kuruar ne vend dhe nje vajze qe pasi pothuajse ka braktisur drogen, u jep ndihme vullnetarisht personave te tjere.

Rrefimi i te miturit:

"Ju rrefej aventurat e hidhura me drogen, qe kur isha 10 vjec"

E. D., rrefen aventurat e tij te frikshme qe kur ishte ende femije dhe sot qe eshte adoleshent, ku nen strehen e nje te forti, jo vetem do te mesonte te ishte perdorues droge, por shume shpejt do te ushtronte edhe prostitucionin te ish-gropa e famshme e Hajdin Sejdise, prane Hotel Tiranes. Por keto nuk kane qene te vetmet problemet qe ka pasur, sepse dhuna fizike dhe psikologjike qe uniformat blu kane ushtruar mbi te, kane lene edhe gjurme mbi trupin e tij, edhe pse kane kaluar muaj e vite. Sot, 17-vjecar, E. D. tregon disa detaje pasi merr kuren e radhes me metadon, teksa nuk pranon te fotografohet. "Kam qene vetem 10 vjec. Te gjithe djemte e forte te lagjes, qe ishin shume me te rritur se une, me donin se isha vertet i papare, keshtu me fusnin edhe ne punet e tyre jo te mira.

Po kaloja afer gropes se Hajdin Sejdise dhe pashe ate shokun tim qe ishte me i rritur qe po rrinte andej. Hajde te pime ndonje cigare me tha dhe vazhduam duke dredh cigaren. Po shikoja qe ata homoseksualet po e therrisnin kete shokun tim. "Kush jane keta/",- e pyeta dhe "C'ne me ata?",- i thashe. Me tha se ata ishin njerez qe punonin per te dhe fitonte para nga ata. Madje, me ftoi edhe mua qe te merresha me ta, vetem t'i vezhgoja dhe me pas, t'u mblidhja leket pasi shkonin me klientet. Mu duk pune me leverdi dhe fillova te punoj", rrefen i mituri. Thote dhe se, homoseksualeve u jepnin droge dhe me kete ata mjaftoheshin. Kurse per historine me drogen tregon: "Deri ate dite, une njihja vetem hashashin, kurse heroinen nuk e kisha pare asnjehere. Pasi e bleme diku, ia thashe keto shokut im: 'Pa hape njehere, ta shoh si eshte', ta pakten ta shihja. Po ne fakt, ky shoku im nuk donte qe une ta mesoja heroinen apo te me bente keq, dhe me thoshte qe as te mos e provoja. Keshtu, ne fillim, une thjesht ua dergoja homoseksualeve te gropa, qe benin seks dhe vete nuk e perdorja. Me vjen keq, por nuk munda t'i rezistoj tundimit per ta provuar edhe vete heroinen dhe keshtu e fillova edhe une. Kur shoku im e mori vesh qe pija heroine, mbaj mend qe me rrahu keq ne mes te rruges". Aktualisht, merr kuren me metadon dhe shpreson te shpetoje nga droga. "Ishalla e le kete ves te poshter. Po pres te me dalin dokumentet per ne Greqi dhe te zhdukem nga ky llum i poshter", thote i mituri.

Rrefimi i 26-vjecarit:

"Ne Greqi provova poshterim, u ktheva qe te kurohesha ne Shqiperi"

Nuk i harron vuajtjet me drogen dhe momentalisht, perpiqet me sukses qe ta braktise nepermjet kurimit. Madje, ka provuar edhe abuzimet ne Greqi apo dhunen qe i ka bere policia helene, per shkak se ishte perdorues droge. Ka provuar edhe qelite e burgut. Tani A. C. eshte 26 vjec dhe eshte kthyer ne Shqiperi per te filluar trajtimin me metadon, sepse shteti fqinj nuk ia dha as kete te drejte. "Kam qene 16 vjec kur e nisa per here te pare drogen. Ne fillim e mesova me shoqerine. Filluam me hashash, por shume shpejt do te perfundoja ne kokaine. Jetoja ne Greqi pasi kam rreth 20 vjet qe jetoj me familjen andej dhe ketu jemi kthyer tani. Atje kisha shoqeri, shqiptare dhe greke. Filluam eksperimentet me vesin dhe tashme kam 9 vjet qe jetoj me kete helm", rrefen i riu per gazeten. Thote se ka tentuar te rehabilitohet ne Greqi, po nuk e kane lejuar. "Kur isha ne Greqi doja te futesha ne nje qender rehabilitimi per perdoruesit e droges, por nuk ma mundesuan kete, sepse isha shqiptar dhe per ata prioritet jane greket. Tani qe kam ardhur ne Shqiperi, jam futur tek 'Aksion Plus', per t'u trajtuar me metadon", rrefen 25-vjecari.

Me tej, tregon edhe arrestimet nga policia greke, vetem pse ishte perdorues. "Me kane mbajtur shume here, me dite te tera ne paraburgim. Sa per torturat ishin vertet te renda me rrahje me shkopinj gome, paraburgim pa kushte minimale dhe fyerje nga me te ndryshmet. Me kane arrestuar plot gjashte here dhe me kane trajtuar me te njejtat menyra. Ne, shqiptareve, sidomos na trajtonin shume keq, duke abuzuar ne te gjitha menyrat ne kurrizin tone", thote A. C. Pas gjithe ketyre vuajtjeve, ai po mendon te kurohet nepermjet metadonit. "Them se do ia dale te heq dore nje here e mire, se me shkaterroi jeten", perfundon i riu.

Historia e 25-vjecares

Nga perdoruese e droges, ne ndihme te tyre

Dikur ajo ishte nje nga ata. Ndersa sot, eshte ne sherbim te tyre. Punon dhe trajtohet njekohesisht, me metadon. O. H. eshte 25-vjecare. Ka perdorur heroine prej 7 vjetesh, ndersa tani thote se ka gjetur force per veten dhe te tjeret qe po i ndihmon. "Dil nga rrethi" quhet projekti ne te cilin 25-vjecarja po punon me mbeshtetje te qendres. "Duhet te marrim dhe te japim ndihme. Nuk eshte ideja te paragjykojme absolutisht per zgjedhjen e secilit, por te mundohemi te ndalojme qe cdokush te kuptoje se injektimi nuk eshte zgjidhja e duhur", thekson 25-vjecarja. Kjo fushate, sipas saj, ka synim zvogelimin e demit duke nderhyre drejtperdrejt me injektuesit e vjeter, sepse hapi i pare fillon ketu, duke ndergjegjesuar perdoruesit e vjeter se pasojat qe sjellin bisedat, injektimi ne sy te jo-injektuesve, i dergon te tjeret qe te ndjekin shembullin e tyre. "Disa nga pyetjet baze qe bejne punonjesit ne terren per te mesuar me shume rreth injektuesve, mbi veprimtarine e tyre, fillimet e injektimit dhe me e rendesishmja, sa jane te informuar me pasojat e injektimit dhe sa jane te gatshem qe te injektojne te tjeret per here te pare apo jo", shprehet vajza. Tashme, ajo eshte nje ndihmese vullnetare ne qender. "Perdoruesit e droges jane vertet te afert me njeri-tjetrin, pasi konsiderohen te nje kategorie. Ata kane kodet, menyren e te folurit dhe zakonet e tyre. Une tashme, i njoh te gjitha keto dhe nuk e kam aspak te veshtire te punoj me perdoruesit, madje, jam e afert dhe me ta dhe mundem te nuhas cdo problem qe kane", thote 25-vjecarja, ish-perdoruese droge.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›