Berisha: Kritiket e PS, Rama po i trajton si Enveri
Kryeministri Berisha zhvilloi dje, nje takim me studentet e Universitetit, "Aleksander Moisiu", ne Durres. Ishte ftesa e studenteve per te qene i pranishem ne kete takim, organizuar prej tyre me rastin e 8 Dhjetorit, Dites se Rinise. I konceptuar ne formen e nje bashkebisedimi, te rinjte i drejtuan kryeministrit pyetje mbi ceshtje te ndryshme si arsimi i larte, integrimi i vendit ne BE, etj..
Kohet e fundit jane shkruar dy libra. Ne jemi kurioze te dime a i keni lexuar "Kurbanin" e Rames dhe "Enver Hoxhen" e Fevziut. Ka nje perpjekje per te shkruar histori. A mendoni se ka ardhur koha per t'u rishkruar historia?
Kryeministri Berisha: Ne kete rast me ka ndodhur e kunderta. Normalisht, une duhet te lexoja librin e kundershtarit politik, sepse librat e kundershtareve duhet t'i lexosh gjithnje. Nuk e kam lexuar, por kam ndjekur mediat, shtypin e shkruar dhe kam lexuar shume paragrafe dhe pasazhe te tij. Si rregull, une nuk lexoj memorie, kam nje koncept timin per memoriet, por nuk me ka penguar kjo qe ta lexoj. Libri, sic keni konstatuar, eshte pergenjeshtruar universalisht, sepse rezulton qe autori, gjate shkrimit te tij, ka harruar se jane me qindra deshmitare, te cilet i njohin ngjarjet ndryshe nga ato qe i pershkruan ai. Por edhe kjo nuk eshte nje pengese serioze per mua, per ta lexuar. Z. Rama ka te regjistruar ne politike zinxhirin me te gjate te disfatave politike. Politika eshte fitore e disfata, por z. Rama ka zinxhirin me te gjate te disfatave absolute dhe rezulton se ai nuk eshte marre aspak me analizen e tyre, cka do te me interesonte, sepse njeriu ne politike eshte i detyruar te analizoje fitore dhe humbje dhe analizimi i fitoreve dhe humbjeve ne politike eshte detyra me e veshtire per politikanin. Kete ai e ka injoruar. Ka edhe nje moment, perse une nuk e kam lexuar. Nuk e kam lexuar, sepse nga pasazhet qe ka botuar shtypi, rezulton se ai operon ne menyren me te vjeter me armikun e brendshem dhe kjo per njeriun e lire eshte kryekeput e papranueshme. Gjate 20 viteve ne politike, une kam pasur dhe kam me dhjetera bashkepunetore, qe sot bashkepunojne me mua, ose qe kane kaluar ne kampet e tjera. Po marr dy prej tyre, Spartak Ngjelen dhe Prec Zogaj. Dua t'ju tregoj nje gje intime. Sa here qe bie fjala per ta, absolutisht, kujtoj vetem momentet e bashkepunimit me ta. Sa here qe bie fjala per avokatin, une kujtoj fushaten e tij, me te cilen ai kontribuoi, per kryetar bashkie te Tiranes dhe e mundi zotin Rama. Tani ju e degjoni vete se cfare flet e thote ai ne media. U ndala ne kete moment per te thene se nuk mund te operosh kurre, nuk mund ta trajtosh bashkepunetorin tend si nje armik. P.sh merrni qendrimin e zotit Rama ndaj ish Kryeministrit Fatos Nano. Fatos Nano ka qene kundershtari im me kryesor. Une dhe ai jemi ne dy kampe, por menyra sesi e pershkruan ai, Fatos Nanon, absolutisht, eshte menyra me primitive njerezore, e cila eshte identike me ato te Enver Hoxhes, per Haxhi Lleshin, per Zai Fundon apo per ndonje tjeter, te cilin ai e ka ekzekutuar. A mund te pajtohemi me kete? Te ndalemi te ky moment. Dakord, Sali Berisha eshte armiku i jashtem per te dhe le te shkruaje. Une nuk e konsideroj armik ate. Absolutisht jo. Por nje njeri qe e mori nga Parisi dhe e beri minister, te cilin e kandidoi per kryetar bashkie dhe kryetar bashkie e beri Partia Socialiste, pasi nuk behet kush kryetar bashkie ne Tirane pa parti, nuk ka njeri qe te fitoje individualisht, pa mbeshtetje partiake, ne Tirane, cilido qofte ai mbi kete toke, pra, ky njeri e solli nga Parisi, e beri minister, e propozoi per kryetar bashkie dhe ne fund, ai punoi se bashku me mua per rrezimin e tij, se sheshet e MJAF-it i mbushte PD-ja. Duhet ta shohesh te verteten sic eshte, ne sy, sepse kete e dine te gjithe. E rrezova dhe cfare beri ai? I ofroi postin e kryetarit te partise dhe iku, por edhe mund te mos ikte. Zoteria ka pesuar vete personalisht disfate pas disfate, edhe disfaten me te rende personale dhe nuk iken. Fatos Nano humbi zgjedhjet dhe iku, ka qendruar ne interference. Tani, kur ti merr dhe shkruan me kaq urrejtje ndaj tij, ti shpalos klishene me te vjeter te doktrines totalitare, se vetem aty mund te gjesh nje qendrim te tille. E njejta edhe ndaj Ilir Metes, i cili ne Partine Socialiste ka merita shume te medha. Kur ata deputete benin rezoluta ne parlament kunder meje, kunder Partise Demokratike, per anetaresimin ne NATO dhe rezolutat kunder jane njera pas tjetres, Ilir Meta ishte kunder, Pandeli Majko ishte kunder, sepse ata ishin pro Aleances se Atlantikut. Ata mbanin me vete ate ideal te levizjes studentore dhe ata mund te ishin ne Partine Demokratike, por zgjodhen Partine Socialiste dhe nuk bene gabim, e zgjodhem me qellim rinovimi. Ndaj, kur ti vjen dhe e gjen gati, ti, me bashkepunetoret e tu, duhet te mendosh se sot eshte nje bote e lire, nuk eshte me koha e diktatures. Keta jane fatlume, se ky do t'ju bente atyre ate qe ju ka bere Enveri kundershtareve. Ndaj nuk mund te lexohet ky liber, sepse perben ne kete aspekt, modelin me primitiv te qendrimit, model klasor tipik, sepse, vetem kur udhehiqesh nga lufta e klasave, mund t'ia lejosh vetes te shkruash per ata, me te cilet ke nje perpjekje te perbashket. E them edhe njehere, une nuk shkruaj memorie, por nuk mund te konceptoj kurre qe per ish bashkepunetoret e mi te shkruaj duke shkelmuar mbi meriten e tyre. Lexoni librin e dyte, mbi diktatorin. Autori ka paraqitur ne menyren me te dokumentuar mizorite e tij, per te mbajtur pushtetin. Libri nuk ka paraqitur baterdine e tij nepermjet urise dhe semundjeve, por ka paraqitur te gjithe qendrimet e tij dhe pa asnje pasion politik. Gjykoje vete. Ai ka paraqitur qendrimin e tij ndaj ceshtjes kombetare, ka paraqitur me gojen e tij, me ditarin e tij se cfare qendrimi kishte dhe sesa i nenshtruar ishte ai ndaj Dushatit dhe Popovicit. Mendoj se ky liber hedh drite mbi baze dokumentesh, gjer sot, asnje te pergenjeshtruar. Kush ishte Enver Hoxha? Nje vrases, qe ne vitet e pare te karrieres se tij politike. Nje diktator i eger, i cili eliminoi nje nga nje bashkepunetoret dhe shoket e tij, imagjino pastaj se cfare ndodhte me te tjeret. Te tjeret ishin anonim per te. Jeni shume fatlume qe ne memorien tuaj, ju nuk keni copeza te asaj periudhe, e cila per te gjithe ata qe e kane jetuar eshte nje jete e keputur, jane vite te keputura jete, ne variantin me real. Pra, libri ndricon dhe historia, per mendimin tim, duhet te shkruhet. As ju nuk e njihni historine, as une nuk e njoh historine e vendit tim. E kam theksuar dhe e theksoj se mund te njoh shume mire historine e nje vendi tjeter, por jo te vendit tim, sepse ajo ishte e ndaluar dhe thellesisht e interpretuar mbi bazen e kultit te diktatorit, se si te ndertohej kulti i diktatorit, ku banditi ishte bere hero dhe themeluesit ishin shnderruar ne tradhtare. Cila eshte historia sot, cila duhet te jete e verteta e dokumenteve? Ne kemi histori qendrese, kemi pasur dritehijet tona, kemi bere gabimet tona. Por kurora me pavaresine e Kosoves behet nje histori nder me te ndriturat e nje kombi. Nje komb jetim, nje komb, i cili historikisht, gjate shekullit qe shkoi, eshte mbeshtetur fuqishem nga SHBA dhe ka fituar. Ne duhet t`i nxjerrim dhe ju duhet t`i mesoni. Shqiptaret duhet ta mesojne historine e tyre, sic ishte. Ajo nuk ka qene kurre roze, nuk ka qene kurre kryekeput ne pozitive dhe negative, sic duan ta paraqesin sot, me klishe teresisht negative. Historia duhet te dale sic eshte dhe une besoj se ky vit, viti i 100 vjetorit te pavaresise, do te jete nje frymezim i madh per historianet tane, do te jete nje frymezim i madh per studiuesit tane, qe te nxjerrin te vertetat historike te Shqiperise dhe shqiptareve.
Ju keni drejtuar vendin dy here. Cila ka qene reforma juaj me e veshtire?
Momentet me te veshtira te karrieres sime politike kane qene dy. Ka qene terapia e shokut. Cfare ishte terapia e shokut? Ne vitin 1992, Presidenti i Republikes merrte 16 dollare rroge, qytetaret merrnin 4 deri ne 8 dollare. Cmimet ishin simbolike, nje kilogram buke kushtonte 26 qindarka, sepse i tille ishte deformimi i tregut qe kishim trasheguar. Tani duhej qe te liberalizoje cmimet dhe fillimisht, nje grup produktesh me jetike si buka, mielli, sheqeri, orizi, gjalpi, vaji e te tjere u mbrojten, u mbajten cmime te kontrolluara dhe u quajten grupi i shportes. Mirepo, nga njera ana, ishte grupi i shportes, nga ana tjeter, tregu qe nuk pranonte kurre te punonte me keto cmime. Askush nuk kishte interes te punonte token. Duhej te importoje me 100 dhe te shisje me 2.5. Pra, nje spirale ekonomike shkaterrimtare dhe rruga ishte qe t`i nxirrje ne treg dhe te liberalizoje cmimet. Ne e beme kete dhe momenti ka qene ky. Ne nje moment nga FMN u kerkua qe buka te rritej dhjete here. Une thashe jo, buka do te rritet dhe do te dale ne treg me ate cmim. Ata kerkonin nje cmim patjeter te percaktuar 30 apo 60 leke te vjetra, nese nuk gaboj, une nuk rashe dakord dhe bera ate qe mendova. Me thane se nese ndodh ndonje destabilizim, do te kisha pergjegjesi vete. Une u them dakord dhe i rritem cmimet. Sigurisht qe ishte dhimbje, ishte shume e veshtire, sepse ne te vertete cdo kafshate numerohej, por, absolutisht, ishte e vetmja rruge per te mbushur dyqanet, te cilat ishin bosh. Sikunder magazinat tona ishin bosh, sepse ishte punuar vetem 20 per qind e tokes bujqesore. Ne fund te kater viteve, ne patem nje rritje prej 15 here te cmimeve dhe nje rritje prej 19 here te rrogave. Pra, ne arritem te shmangim pasojat. Ky ka qene momenti i pare i veshtire. Moment tjeter i veshtire, shume i rende per mua, ishte momenti i skemave piramidale. Ne nuk dinim se cfare ishin. Ato filluan ne vitin `91 dhe ne menyre absolute, asnjeri nuk kishte dijeni se cfare ishin ato, te pakten per mua. Cilat ishin njohurite per to do t'ju jap nje shembull. Ne 17 janar te vitit `96, Guvernatori i Bankes Qendrore me ben nje leter, ku me paralajmeron per rrezikun e tyre dhe me kerkon qe ato te shnderrohen ne banka. Imagjinoni edhe ai vete se cfare koncepti kishte, qe do ishte katastrofa me e madhe, nese ato do te shkonin drejt bankave. Ato vetem banka nuk mund te shnderroheshin kurre. Ato u fuqizuan shume, gjykata u dha te drejte atyre, per fat te keq dhe vendosem qe cilado qe ishte piramide, ta bllokonim. I bllokuam dhe tani momenti ishte ne `97. Kundershtari im ju tha qytetareve se do te paguante cdo qindarke. Te paguaje cdo qindarke do te thoshte t`ua merrje parate atyre qe nuk kishin marre pjese ne skemat piramidale dhe t`ua jepje atyre qe kishin humbur parate. Kjo nuk kishte moral. Kishte te bente edhe me nje moment te tjeter. Ne disa momente, kombi eshte si individi dhe nuk ka individ te pranoje nje borxh qe se ka marre. Borxhi eshte i vjeter sa njeriu dhe une ju thashe jo, nuk mund te paguaj asgje. Nje borxh qe nuk eshte marre, nuk mund te njihet. Shkova ne nje postulat te lashte dhe i qendrova atij. Nuk mund te beja nje akt te tille moral, sepse kjo do te thoshte te njihja nje borxh qe nuk ishte marre kurre nga qeveria dhe u vertetua qe qeveria nuk kishte prekur asnje qindarke prej tyre. Duhej qe te merrja para te taksapaguesve, qe nuk ishin angazhuar ne skemat piramidal dhe te shperbleja keta te tjeret. Nuk e bera. Gjithnje e kam pasur ne ndergjegjen time, nese e pata drejt apo bera gabim dhe nuk besoj se kam bere gabim, sepse ajo krize u kalua, megjithe se pati pasojat e veta, por u kalua ne rrafshin ekonomik, shume me shpejt, sesa, nese krijoheshin spirale per zvarritjen e saj. Se dyti morali eshte moral. Njeriu nuk mund te njohe nje borxh qe nuk e ka marre.
Si mendoni ta zgjidhni ceshtjen e pronave?
E drejta e prones eshte e drejte themelore kushtetuese per qytetarin, por e verteta eshte se ajo eshte elementi me themelor i ketij sistemi. Ne keto 20 vite, kjo e drejte ka njohur zhvillimet e veta, duhet te them ne masen derrmuese mbi 80%, kjo e drejte ka marre zgjidhje ligjore, kushtetuese. Kjo e drejte nuk do te thote se eshte zgjidhur, se edhe 1% po mbeti pa zgjidhur, duhet te zgjidhet, sepse, sic thashe, eshte e drejte themelore kushtetuese. Nuk eshte statistika ajo qe i jep pergjigje problemit, ketu eshte zgjidhja, pergjigja. Cili ka qene qendrimi yne? Ka dy qendrime. Ka nje qendrim te kompensimit simbolik dhe e kane ndjekur disa vende. Ne nuk kemi ndjekur kete qendrim. Ne kemi ndjekur qendrimin e njohjes ne vleren e tregut, qe eshte shume here me i kushtueshem. Ne kemi ndjekur kete qendrim si zgjidhjen me te plote. Cili eshte stadi aktual? Stadi aktual eshte se ne po punojme shume, megjithese ka probleme te medha me pronen, qe krijohen me mbivendosjet, keq-vendosjet dhe falsifikimet, me keto mekanizma te perdorura gjeresisht, per fat te keq, qe do te marrin pergjigje nepermjet hartes dixhitale. Ne po ndertojme regjistrin e tokes dhe regjistri dixhital i tokes, pas regjistrit te gjendjes civile, eshte regjistri me i rendesishem i vendit. Pas ndertimit te regjistrit, puna nuk nderpritet. Por ky regjister do t`i jape vleresim te plote dhe real te gjithe permasave te problemit. Dhe une serish jam me idene se ne duhet t`i qendrojme parimit te tregut, ndonese eshte me i zgjatur, sepse kerkon burime shume me te medha financiare, por e ben te drejten e plote.
Veshtiresite qe po has Europa ne vitet e fundit, a do e veshtiresojne integrimin tone ne BE, apo ai do te vazhdoje te mbetet synimi yne me i madh?
Per ne integrimi ne BE, mbetet prioriteti me i madh i ketij shekulli, pas anetaresimit ne NATO dhe ne do te vazhdojme me te gjithe perpjekjen tone te permbushim cdo detyrim qe rrjedh ne procesin e anetaresimit. BE eshte nje bashkim vlerash, ne te cilen qytetaret behen me te sigurte, me te lire. BE, ne nje aspekt, eshte nje rregull nderkombetar, nga i cili perfitojne te gjithe vendet anetare. Ne menyre te padiskutueshme, ne kemi pasur nje pengese dhe une e kam theksuar, perderisa nje force kryesore politike merr persiper te mos votoje ligjet me 3/5 qe kerkohen nga BE, Brukseli ka te drejte te thote zgjidhni kete problem, sepse pavaresisht se ti thua se keta nuk jane anti-europiane, por e kane ate si mekanizem per te ardhur ne pushtet, kjo nuk na intereson, neve na intereson qe forcat politike te votojne ligjet qe jane per qytetaret shqiptare. Une ketij qendrimi i permbahem. Ne do te bejme gjithcka per t`u anetaresuar. Kriza eshte me e thella qe ka njohur BE, qe nga themelimi i saj dhe, per fat te keq, kriza ka ngerthyer arritjen me te madhe te ketij Bashkimi, qe eshte euro, monedha e perbashket. Ju i perkisni eres se euros, por duhet te dini qe nje nga krenarite e mia me te medha ka qene leku, sic ka qene marka per gjermanin, franga per francezin, lira per italianin, sepse monedhat jane simbole kombetare. Keto u dorezuan dhe u krijua euro dhe kjo perbente nje hap kolosal perpara, ne kuadrin e bashkimit. Veshtiresia eshte e euros, por eshte edhe me e thelle, veshtiresia duhet te jete ne faktin se financat e shekullit qe shkoi nuk do te mund te jene me financat e ketij shekulli. Rregullat mbi te cilen funksionuan financat e shekullit te njezete jane qartesisht dificitare sot dhe njeri prej tyre eshte borxhi. Borxhi eshte nje proces, nje fenomen qe ka shoqeruar zhvillimin e kapitalizmit, qe eshte kontraktuar ne dekada. Ti merr borxh, investon ne nje industri, ne nje proces dhe kjo e rikthen dhe ti paguan. Qartesisht behet evidente se faturat nuk po paguhen dot. Cka do te thote se borxhi eshte marre jo mbi bazen e kritereve solide dhe kane krijuar tani pamundesine e pageses. Shtoi kesaj faktin se euro, ne menyre suplementare, eshte nje monedhe e vetme me 17 Ministri Financash, te cilat nuk funksionojne ne unitet. Problemi shume serioz eshte euro, se ekzistojne te gjitha potencialet per t`u kapercyer kjo krize dhe do kapercehet. Kjo krize nuk ndodh ne nje kontinent te varfer, por ndodh ne nje kontinent me te pasurin e botes. Kriza nuk ndodh ne nje kontinent pa ekonomi reale, sepse ekonomia reale e Europes eshte ekonomia me e fuqishme ne bote. Merrni Italine, e cila eshte nje vend qe prodhon nga sateliti, tek shishja e veres se cilesise me te mire. Pra, ka nje ekonomi reale. Por eshte semure mekanizmi financiar. Dy vite nuk eshte se kane gjetur ndonje zgjidhje. Perpjekjet jane te jashtezakonshme, uroj dhe shpresoj qe euro te mbetet, sepse ajo perben pas themelimit te BE, arritjen e dyte me te madhe te popujve te Europes.
Cilet jane shkrimtaret tuaj me te preferuar, qofte vendi apo te huaj, kengetari juaj me i preferuar, lloji i piktures qe pelqeni?
Me shkrimtaret une kam nje raport te tille. Per vite te tera mbaj njerin prej tre me shume, pastaj kaloj tek tjetri. P.sh. ne vit te dyte ne Fakultet, gjate gjithe vitit kam lexuar vetem Dostojevskin dhe problemi ishte se duke lexuar edhe mjekesi, zhyteshe edhe me thelle sesa duhej ne personazhin e tij. Pastaj kam qene shume i pasionuar pas Hygoit, Heminguejt, Markezit, Xhoisit. Me shkrimtaret, nuk qendroj shume besnik vetem me nje. Poetet i dua shume. Lexoj poezi, i lexoj edhe si nje lloj ushtrimi, sepse poezia te kerkon te perqendrohesh, nuk mund te lexosh poezi pa u perqendruar, por e dua dhe me disiplinon mendimin. Degjoj muzike dhe iPad, iPhone i krijone nje avantazh te jashtezakonshem njeriut. Avantazhi per mua eshte se me jep mundesi te degjoj edhe kenget e para qe me kane bere pershtypje ne jete, kur kam qene femije 5-6 vjec, edhe ato te sotme. Kam dashur shume kengetare dhe vazhdoj t`i dua. Sidomos kur ke nje fonoteke te pasur, te shtrire ne kohe. Natyrisht, une kam listat e mia me te pelqyera ne iPhone dhe ne keto lista do te gjesh Edith Piaf, por do te gjesh edhe Adel, apo Amy Winehouse. Dua t`ju rrefej se une per muziken bashkekohore kam si instruktore mbesen time, Saren, 14 vjec dhe une i besoj zgjedhjeve qe ben ajo.