Alban Skënderaj “shpalos” vetën në kamerën e fshehur

Pre e kamerës së fshehur ka rënë edhe këngëtari, Alban Skënderaj, gjatë provave të spektaklit, “X Factor’ në të cilin, ai është pjesë e panelit si gjyqtar. Kjo befasi i është bërë nga Ardit Gjebra në, "E diela shqiptare" ku edhe ishte i ftuar si mysafir gjatë ditës së djeshme.
Albani, mentor i kategorisë së grupeve, gjatë kamerës së fshehur u përballë me disa situata të pakëndshme nga grupet e tij, ‘KSAL’, ‘Natyral’ dhe ‘Soul Sister’.
Grupi i vajzave, ‘Soul Sisters’ me qëllim stonuan gjatë performancës madje, njëra nga to, e akuzoi Albanin se ai nuk po është i pranishëm gjatë provave dhe kjo është arsyeja pse nuk ia dolën.
Ndërkaq, vajzat e grupit,’Natyral’ i rezervuan edhe një moment të pakëndshëm kur njëra nga to, me qëllim, u rrëzua në skenë duke u shtirur se lëndoi rëndë këmbën.
Është interesant reagimi i Albanit i cili mjaftë vonë mori mundin të zgjohej nga paneli e të afrohej tek vajza për tu “interesuar” se çfarë ndodhi. Madje, asaj e cila e akuzoi se nuk po merrej me to i’u kundërpërgjigj ashpër, “Ajo është vetëm 15 vjeçe e më thotë mua ty ty ty”.
Deklarata të tilla ai përsëriti gjatë tërë procesit duke i cilësuar grupet e tij si “të vegjël” e duke thënë se “paskan luajtur mendsh”. Krejt në fund, pasi “shpalosi” veten, i’u kumtua se kishte rënë pre e kamerës së fshehur./Indeksonline/