Elinel, vjen me ''Sirena"

Elinel, i njohur për këngët e tij që i përkasin zhanrit Rap underground, gjatë vitit të kaluar ka publikuar dy videoklipe.
Kënga ''Bullet", krahas "Gett’o", realizuar në bashkëpunim me Taste 2, kanë arritur shumë popullaritet, në saje të vargjeve të fuqishme e domëthënëse.
“Sa i përket kënges “Gett'o”, është punuar me shumë dashuri dhe natyrisht pritjet gjithmonë janë të mëdha për artistin. Ndërsa kënga “Bullet” është më e vjetër se “Gett'o, mirëpo për shkaqe teknike është vonuar lansimi i saj. Përndryshe për mua edhe ajo mbetet shumë e veçantë’’, është shprehur Elinel për Indeksonline.
Elinel (Granit Bajraktari) ka filluar të merret me këtë rrymë muzikore në vitin 2004, kur u formua grupi "Abstract", me dy anëtarë të tjerë: Bardh Abazi '' SkriptoGraf '' dhe Shpëtim Toplica ''Rap'it ''
“Me “Abstract” jemi akoma bashkë. Kemi materiale në të cilat jemi duke punuar së bashku, e po ashtu edhe secili veç e veç është duke punuar në projektet e veta. E kemi atë liri”, ka shpjeguar reperi.
Ai ka bërë të ditur se është duke punuar në realizimin e albumit , i cili do të publikohet së shpejti, ndërsa kësaj do i paraprinë një tjetër videoklip:
“Rreth materialeve të reja, mund të them se është një këngë, për të cilën jemi duke e realizuar videoklipin."
Kënga në të cilën është duke punuar titullohet “Sirena”, ndërsa do të pasojë ajo me titull ‘’Jungle”. Elinel dhe Abstract, kanë realizuar një sërë bashkëpunimesh, me UFO Click : Pancho, NR, Gripi, Profa, Dasi, TDS: Mc Mix , Dr.Mic, Spectah, CyClon, Diff, etj. Në vitin 2009, “Abstract” ka publikuar një mixtape " ONE MESSAGE RECeIVED " , si dhe një mixtape tjetër, në bashkëpunim me rap-artistin Krayzie Xia "In Home Recording". /Rozafa Kelmendi/Indeksonline/