Në shtratë me Rihanna-n, por mendon të fejohet me Karrueche Tran

Karrueche Tran ka pranuar në një intervistë në radio se çfarë do të bënte nëse ajo do të merrte një propozim fejese nga Chris Brown.
Chris mund të ketë kaluar mbrëmje pasionante me Rihanna-n, por ka gjasa që ai është rikthyer përsëri tek ish e dashura e tij, dhe madje po mendon për një unazë.
Karrueche u pyet se çfarë do të bënte nëse Chris do t’i propozonte martesë me një unazë në dorë.
“Oh Zot. E shoh që të gjithë po luani me mua në këtë moment. Nuk është momenti i duhur”, tha ajo.
Karrueche dhe Chris u ndanë pasi që ky i fundit u pa duke u puthur me Rihanna-n në njërën nga ceremonitë muzikore. Por vazhdimisht ata janë parë bashkë, pavarësisht raportimeve se ai dhe Rihanna kanë vendosur t’i japin një mundësi të dytë dashurisë së tyre. /Indeksonline/