E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alban Skënderaj, sot koncert në Prishtinë

Kantautori i njohur shqiptar, Alban Skënderaj, sot në mbrëmje do të këndojë në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, në një koncert madhështor në sheshin “Nënë Tereza”. Koncerti është pjesë e turit të artistit për promovimin e albumin të tij të ri, “Ende ka shpresë”. Turi i koncerteve të artistit Skënderaj nisi në Tiranë, në një koncert të hapur, që u mbështet me rastin e 7-vjetorit të platformës Digitalb. Pas Tiranës, Skënderaj performoi në disa qytete të Shqipërisë si: Pogradec, Shkodër, Korçë e sigurisht edhe në qytetin e tij Vlorë. Tashmë turi i këngëtarit është spostuar në Kosovë, ku janë mbajtur disa të tillë dhe i sotmi do të shënojë më të madhin për këngëtarin, që do të mbahet mend si fituesi i parë i festivalit Top Fest. Rrugë që i çeli një karrierë mjaft të suksesshme muzikore. Në këtë turne, Albani shoqërohet nga e fejuara e tij Miriam Cani.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›