Rrushi mbron nga kanceri i lëkurës

Përmbajtësit që ndodhen në rrush mbrojnë qelizat nga rrezatimi ultraviolet, i cili është shkaktari kryesor i kancerit të lëkurës, ka bërë të ditur një studim i ri shkencor në Spanjë.
Rrezatimi ultraviolet mund të shkaktojë kancer në lëkurë, ashtu që shton sasinë e molekulave të dëmshme në lëkurë.
Shkencëtarët nga Universiteti në Barcelonë kanë zbuluar se flavonoidi nga rrushi mund të parandalojë këtë proces.
Ata vlerësojnë se ky studim është shumë pozitiv, pasi që përmes tij mund të krijohen preparate për mbrojtjen e lëkurës nga dielli.
“Këto janë rezultate inkurajuese dhe duhet t’i shqyrtojmë”, ka thënë biokimikja nga Universiteti në Barcelonë, Marta Kaskante.
“Përmes kësaj rruge mund të krijohen preparate të reja për mbrojtjen e lëkurës nga rrezatimi ultraviolet”, ka shtuar ajo.