E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alban Sknderaj në Kosovë

Këngëtari vlonjat Alban Skenderaj shkon më në fund në Kosovë, ku me këtë rast pritet që të mbajë një numër koncertesh. E për këtë nuk i duhet as truprojë, pasi ai ka vendosur tia fitojë sërish zemrën fansave kosovarë. Lajmin e ka
t ditur vet kngtari, gjat një interviste për Koha Vision. Gjithashtu, ai ka promovuar albumin e tij më të ri, që tashmë është në treg. Edhe pse ka pasur shumë adhurues në Kosovë, Albani i ka humbur nj pjes t madhe t tyre, për shkak se kishte votuar kundër dy kosovareve që morën pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH. Që nga ajo kohë, shumica e koncerteve të tij në Kosovë kanë dështuar. Por, tashmë kjo është një histori e vjetër, e për këtë flet më mirë turi që po ndërmerr këngëtari.

Zana Krasniqi në Filadelfia

Modelja dhe njëra prej dhjetë pjesëmarrëseve më të bukura në “Miss Univers 2008”, Zana Krasniqi, po qëndron për pushime në Filadelfia. Lajmi bëhet i ditur nga disa burime, të cilët nuk e përjashtojnë qëndrimin e Zanës atje për një kohë më të gjatë. “Duke marrë parasysh marrëdhëniet e bukuroshes me fotografin Fadil Berisha, Zana mund të qëndrojë për një kohë të gjatë në SHBA”, ka thënë një burim. Mësohet se bukuroshja është duke qëndruar atje me të dashurin e saj të ri. Modelja ishte për një kohë e dashura e Leart Kelmendit, të birit të Afërdita dhe Florim Kelmendit. Por, tashmë lidhja e tyre ka përfunduar në rrethana paksa të panjohura.

Teuta Kurti promovon albumin “Si mbretëreshë”

Këngëtarja e njohur kosovare, Teuta Kurti, do ta promovojë të mërkurën albumin e saj më të ri, në hotelin “Victory”. Ndërsa albumi është lancuar në treg me gazetën “Koha Ditore”. Albumi i cili quhet “Si mbretëreshë”, ka marrë titullin sipas këngës me të cilën Teuta ka pasur më shumë sukses, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Në album janë të përfshira edhe këngë që Teuta ka kënduar më parë nëpër festivalet e Kosovës dhe ato të Shqipërisë. Mësohet se në këtë promovim Teuta nuk e ka ftuar kolegen e saj nga “Ethet e së Premtes Mbrëma”, Vesa Luma, si dhe shumë emra të njohur të muzikës.

Valton gënjeshtari

Këngëtari Valton Krasniqi ka provuar që të mashtrojë mediat kosovare dhe ato shqiptare, duke provuar që të dërgojë foto ku ai shihet duke u përqafuar me një vajzë. Nëpërmes një personi të tij, ai ka dërguar foto nëpër gazetat e përditshme kosovare dhe shqiptare, duke thënë se vajza në foto është Adelina Ismajli. Mirëpo, përgjatë një jave gazetarët e kanë hulumtuar këtë rast dhe kanë vërtetuar se ky është vetëm një shantazh. Me anë t këtij shantazhi, Valtoni, i cili nuk e pranon se është i martuar, edhe pse në të vërtetë është dhe madje ka edhe fëmijë, ka tentuar që t tërheq vëmendjen e mediave, duke i nxitur ato që të merren më të.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›