Albana, Miss Brukseli

Nga Express më 31 gusht 2011 në ora 21:33
Një bukuroshe kosovare ka prekur majat e bukurisë në Belgjikë. Albana Berisha nga Kosova është zgjedhur gjatë kësaj fundjave “Miss Bruxelles 2012”.
Ajo u zgjodh vajza më e bukur e Brukselit, duke u bërë kandidate për pjesëmarrje në “Miss Belgjika 2012”, transmeton Indeksonline.
Në një intervistë për televizionit “7 sur 7”, Albana ka deklaruar se ishte e lumtur që ka arritur të sfidojë në këtë garë bukurie dhe se kurrë nuk kishte menduar se do të jetë e para. Spektakli u mbajt në kështjellën Birgminham të qytetit Anderlecht.